Transmetuar më 16-01-2019, 08:29

Me kërkesë të Kryeministrit Edi Rama, Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme.

Gjatë seancës së thirrur në orën 17.00 të pasdites së sotme, do të bëhet votimi i ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Por deri më tani emri i Edi Ramës si ministër i Jashtëm nuk është dekretuar ende nga Presidenti Ilir Meta, duke bërë që të mos përfshihet në votim.

Parashikohet që seanca të jetë e mbushur me debate, ku opozita pritet të hedhë një sërë akuzash. Gjithçka edhe pas ngjarjeve të fundit në vend, si dhe arrestimit të Klement Balilit.

Në seancën e sotme pritet të votohet Erion Braçe si zëvendës Kryeministër, Besa Shahini si ministre e Arsimit, Anila Denaj ministre e Financave, Belinda Balluku ministre e Energjisë, Bledi Çuçi ministër i Bujqësisë, Elva Margariti ministre e Kulturës, Eduard Shalsi ministër për mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Elisa Spiropali, ministre e marrëdhënieve me Parlamentin.

Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi Gent Cakaj si ministër të Jashtëm, duke bërë që Kryeministri Edi Rama ta marrë vetë drejtimin e ministrisë së Jashtme. /a.y/noa.al