Transmetuar më 16-01-2019, 09:32
Foto ilustruese

Një djalë i ri i cili lëvizte me motor pa leje drejtimi për motoçikletë, është vënë në prangat e policisë.

Pasditen e kësaj të marte u bë arrestimi i B. S., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga efektivët e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Po gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike kanabis sativa.

Dyshohet se i riu merrej me shpërndarje droge, duke bërë që të vihet në pranga.

Në ngarkim të tij për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. /a.y/noa.al