Transmetuar më 16-01-2019, 10:01
Foto ilustruese

Një djalë i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë, teksa ishte rrugës për të shkuar për në spital.

Viktima është 23-vjeçari Gjon Dobrozi, nga Kruja.

Ai ka pirë një sasi të konsiderueshme fostoksine për t’i dhënë fund jetës gjatë kësaj të marte.

Më tej ka shkuar pranë një kishe në fshatin Gramëz, në mënyrë që ti vinte fundi aty.

Por pasi ka mbërritur në ambientet e kishës, ai ka telefonuar familjarët duke iu treguar se çfarë kishte bërë.

Kështu ata kanë shkuar nxitimthi tek i riu, ku e kanë gjetur në gjendje të rëndë.

Duke e transportuar me shpejtësi për në spital, makina është përplasur, por për shkak të gjendjes delikate, 20-vjeçari ka gjetur vdekjen.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit. /a.y/noa.al