Transmetuar më 16-01-2019, 10:10

Aktorja Julia Roberts mori pjesë një ankand bamirësie në Los Anxhelos, ku bleu dy bileta për Kupën e Botës “Qatar 2022”.

Ankandi u organizua nga aktori Sean Penn për të mbledhur para për aktivitetet e tij të bamirësisë dhe ndihmave në Haiti.

Aktorja e famshme amerikane mori dy bileta për të dhe bashkëshortin e saj Danny Moder, me një vlerë rreth 100 mijë dollarë.

Ndërkohë në Katar, Komiteti i Lartë për Projekte dhe Trashëgimi i cili është përgjegjës për përgatitjet për “FIFA World Cup Qatar 2022”, u shpreh i kënaqur që ka qenë shkak për mbledhjen e kësaj shume për bamirësi.

Komiteti tha gjithashtu se ishte i lumtur që në këtë botëror do të marrë pjesë aktorja e mirënjohur amerikane me fame botërore.

Aktorja Roberts është e njohur si mbështetëse e klubit anglez të futbollit Manchester United, dhe ka qenë shpeshherë e pranishme në stadiumet europiane ku ka pozuar në krah të yjeve të futbollit, si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane.