Transmetuar më 16-01-2019, 10:45

Janë pa diskutim mes maceve më të famshme në histori. Një çift macesh jetojnë vetëm në një apartament me qera, prej 1500 dollarë në muaj.

I zoti i shtëpisë i ka etiketuar si “banorë shumë të heshtur”. Macet me emrin Tina dhe

Louise, jetojnë në luks në një prej lagjeve të San Francisco, SHBA.

Siç raporton ‘The Indipendent’, banesa e tyre ndodhet në një zonë ekskluzive në Silicon Valley. I zoti i dy maceve është Troy Good.

Ai kuptoi se nuk mund ti mbajë dot dy macet me vete, pasi qeni i rij nuk i kishte mirë me to. Në mënyrë që të gjente qetësinë dhe ekuilibrin që donte, e gjeti zgjidhjen.

Good i kërkoi të zotit të shtëpisë David Callisch që ti jepte me qera një apartament për 1500 euro në muaj, shkruan noa.al.

Duke qenë në gjendje të mirë ekonomike ai nuk u kursye, duke bërë që dy macet të jetojnë në luks. Madje ato kanë edhe një profil të tyre në Instagram. /a.y/noa.al