Transmetuar më 16-01-2019, 11:11

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të hetohet edhe për tre muaj të tjerë.

Është ky vendimi i marrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka vendosur të shtyjë për të katërtën herë, afatin e hetimeve për ish-ministrin.

Ky vendim vjen pasi ditën e nesërme, e enjte, 17 janar, ishte edhe afati kur përfundonin hetimet për të.

Shtyrja e afatit është bërë me synim bërjen e disa verifikimeve shtesë lidhur me çështjen për të cilën po hetohet.

Saimir Tahiri është vënë nën hetim, si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë.

Ai akuzohet se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal. /a.y/noa.al