Transmetuar më 16-01-2019, 11:49
Droga e sekuestruar

Në garazhin e tij kishte 830 kilogramë drogë, nga të cilat 564 kilogramë marijuanë dhe 266 kilogramë hashish, për një vlerë tregu prej 2 milionë euro.

Për këtë arsye, L.O., një shqiptar i moshës 35-vjeçare u vu në prangat e policisë italiane, në Livorno.

Operacioni i policisë italiane u zhvillua gjatë kësaj të marte, në sajë të një sinjalizimi anonim në polici lidhur me shqiptarin.

Shqiptari u kap duke lëvizur me pistoletë në makinë dhe më tej nga kontrolli në garazh u zbulua lënda narkotike, të cilën mund ta shihni në fotografi.

Për shkak të pistoletës, e cila nga verifikimet rezultoi lodër u bë dhe denoncimi ndaj shqiptarit, ndërsa më tej u bë sekuestrimi rekord i lëndës narkotike.

Ndaj tij hetimet janë në vijim, për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të shqiptarit. /a.y/noa.al