Transmetuar më 16-01-2019, 12:24
Afrim Qendro

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro është marrë në pyetje ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.

Gjithçka lidhur me tenderin e lotit të parë të Unazës së Re, ku kompania “DH Albania” dyshohet se fitoi garën, me dokumente të falsifikuara.

Qendro pritet të japë shpjegime lidhur me tenderin e parë dhe dyshimeve lidhur me të.

Pas zbulimit të falsifikimeve të Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë për rindërtimin e Unazës së Madhe, u rihap tenderi ku gjashtë kompani janë në garë. /a.y/noa.al

Ritenderimi i Unazës së Re, 6 kompani në garë