Transmetuar më 16-01-2019, 12:44
Foto ilustruese

Policia del me deklaratë lidhur me vdekjen e një djali të ri, si pasojë e konsumit të lëndës helmuese fostoksinë.

Bëhet me dije se gjatë ditës së djeshme, e martë, në fshatin Gramëz të Krujës, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë Gjon Dobrozi 23 vjeç, i cili u dërgua në spitalin “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë, ku dhe ndërroi jetë.

“Nisur nga disa shkrime ne media, sqarojmë se gjatë rrugës për ndihmë mjekësore nuk ka patur asnjë aksident me mjetin që e dërgonte në spital”, thuhet në deklaratën sqaruese.

Gjithçka pasi nga të dhënat paraprake, u raportua se i riu kishte gjetur vdekjen në mjet rrugës për në spital, si pasojë e një aksidenti.

Për të hedhur dritë mbi rrethanat e vdekjes së Dobrozit, materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. /a.y/noa.al

I riu pi fostoksinë, gjen vdekjen në aksident rrugës për në spital