Transmetuar më 16-01-2019, 12:52
Ministrja Besa Shahini

Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini nëpërmjet në një konferencë për media, iu bëri thirrje studentëve që të mos bllokojnë punën në sekretaritë e fakulteteve.

“Është e rëndësishme dhe i bëj ftesë universiteteve, por edhe studentëve që janë nëpër këto fakultete duke protestuar që të mundësojnë punën e sekretarive dhe të mundësojnë  pjesëmarrjen e personave nga ministria e Arsimit që të mund t’ju asistojnë ju me pyetjet që ju keni”, u shpreh ministrja e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Ajo shtoi se në rastet kur sekretaritë nuk funksionojnë, nuk merret informacioni i duhur për listat e studentëve që janë përfitues të bursave, dhe përfitues të përjashtimeve nga tarifat, duke vonuar procesin.

Sipas saj, sekretaritë që janë të bllokuara po e pengojnë procesin për të zgjidhur çështjet që janë pa zgjidhur për të përfunduar zbatimi i VKM për tarifat.

Ajo tha se nga studentët e ngujuar janë penguar sekretaritë, duke e bërë të pamundur praninë e personave nga ministria e Arsimit, ku duhet të adresonin pyetjet të rinjtë.

Shahini ftoi të rinjtë që të shkruajnë në portalin “Shqiperiaqeduam.al” në rubrikën “Unë jam student dhe kam një pyetje”, në mënyrë që të marrin përgjigje. /a.y/noa.al

Protesta e studentëve, Rama tregon dy rrugët si të rinjtë do marrin përgjigje