Transmetuar më 16-01-2019, 13:16

Një aksident rrugor, vërtetë i ëmbël. Një “lumë” çokollate” mbuloi një autrostradë në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas aksidentit që pësoi një kamion i ngarkuar me kakao të pastër.

Një rrjedhë e madhe çokollate të lëngshme mbuloi befas autostradën Interstate 40.

Ngjarja ndodhi gjatë kësaj të marte, në lindje të qytetit të Flagstaff, pasi cisterna u batua, si pasojë e një shpërqendrimi të shoferit, duke u rrëzuar.

E gjithë ngarkesa e çokollatës mbuloi rrugën, por edhe fushat përreth.

U deshën disa orë ndërhyrje për të hequr mjetin nga rruga dhe për të pastruar materialin e shpërndarë. /a.y/noa.al