Transmetuar më 16-01-2019, 13:36
Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mohon çdo akuzë të “Zërit të Amerikës”, lidhur me punësimet partiake në burgje.

Në një dalje për mediat ditën e sotme ministrja tha se kjo medie nuk e mori në konsideratë deklaratën e saj, duke vijuar me qasjen e gabuar.

“U shpreh për prova, pa marrë parasysh se ato janë indicie. Ashtu siç shpjegova dhe dje, nuk kanë të bëjnë me procesin e rekrutimit të punonjësve. Duhet parë nëse deklaratat e deputetëve janë përkthyer në marrjen e vendeve të punës për të gjitha ata që janë pranuar, dhe kjo duhet parë në të gjithë procesin. E theksoj dhe një herë procesi ka qenë shumë i hapur dhe transparent për të gjithë qytetarët. Jemi të hapur për këto që është i interesuar për të parë dosjen e rekrutimit të punonjësve të burgjeve”, u shpreh Gjonaj.

Ajo shtoi më tej se është lënë pas krahëve e shkuara nepotike në punësime.

“Hetimet nuk kanë të bëjnë me emërimet e reja në burgje. VOA (Zëri i Amerikës), të verifikojë dosjen e emërimeve në burgje. Emërimet dhe dokumentet e punonjësve në Burgje janë në dispozicion të të gjithëve. Jemi të hapur për këdo që dëshiron të shikojë dosjen e rekrutimeve të punonjësve të rinj”, u shpreh Gjonaj.

Ajo tha se është e vetëdijshme se ka shumë për të përmirësuar, por nënvizoi se lufta me të shkuarën është reale dhe betejë me veten, për të ndarë shtetin nga politika. /a.y/noa.al

Zëri i Amerikës nxjerr përgjimet: Punësimet në Burgje, me urdhër të PS-së