Transmetuar më 16-01-2019, 14:26
Afrim Qendro

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, për dy orë me radhë u mor sot në pyetje në Prokurorinë e Tiranës.

Në dalje të organit të akuzës, ai nuk iu ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve.

“Dhashë shpjegimet e mia në Prokurori”, tha Qendro, duke u larguar.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje ai ka mohuar të jetë shkelur ligji sa i takon tenderit e lotit të parë të Unazës së Re, ku kompania “DH Albania” dyshohet se fitoi garën, me dokumente të falsifikuara.

Po ashtu ai ka dhënë shpjegim të detajuar lidhur me procedurat e ndjekura.

Pas zbulimit të falsifikimeve të Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë për rindërtimin e Unazës së Madhe, është rihapur sërish tenderi, ku janë në garë gjashtë kompani. /a.y/noa.al

Unaza e Re, kreu i ARRSH merret në pyetje në Prokurori

Ritenderimi i Unazës së Re, 6 kompani në garë