Transmetuar më 16-01-2019, 15:18

Sipas punës që bëjmë, ndonjëherë pavarësisht nga mosha, dhembja e kyçeve shqetëson shumë nga ne. Vajzat kanë dhembje këmbësh kur qëndrojnë gjatë mbi taka, të tjerë kanë dhembje shpine, mesi, ose qafe, nga pozicioni i detyruar në punën e tyre, të tjerëve u dhembin kyçet e duarve nga puna që bëjnë.

Pak janë ata që nuk e kanë provuar këtë lloj dhembjeje dhe për këtë arsye m’u duk shumë me vlerë të ndaja me ju një artikull të kryeredaktorit të një reviste amerikane që boton shkrime për mjekësinë natyrale, “Live in the Noë”.

Në këtë shkrim, përshkruheshin me hollësi vetitë kuruese të kurkuminit, një përbërës që e përmban erëza e tumerikut. Unë vetë e përdor këtë erëz prej kohësh dhe kam provuar vetitë e saj për shëndetin. Kurkumini është një zgjidhje për problemet e kyçeve, që vjen që nga lashtësia.

Kurkumin quhet pigmenti antioksidant që i jep erëzës së tumerikut ngjyrën e verdhë në portokalli. Ndërsa tumeriku është përdorur për cilësitë e tij kuruese në Azi për mijëra vjet, kurkumini në mënyrë specifike, ka fituar shumë interes kohët e fundit, aq sa shumë specialistë e quajnë “suplementi i dhjetëvjeçarit”.

Para së gjithash, kurkumini është provuar që është përbërësi më i fuqishëm për të kundërshtuar shkakun kryesor të dhembjes së kyçeve: inflamacionin. Ndryshe nga qetësuesit e përkohshëm, që merren në farmaci, pa recetë, për dhembjen e kyçeve, kurkumini mposht dhembjen dhe inflamacionin pa efekte anësore dhe pasoja të mëvonshme.

Studimet kanë treguar që kurkumini e luan rolin e tij antiinflamator duke çaktivizuar kimikatin më të fuqishëm inflamator të organizmit, Nf-kappa beta, bashkë me enzimat specifike që janë implikuar në inflamacion.

Në studimet e fundit të pacientëve me dhembje kyçesh, ata që kishin shtuar kurkumin në trajtimin ditor, raportuan ulje të dhembjes dhe rritje të lëvizjes, ndërsa grupi që nuk kishte marrë kurkumin, nuk pati përmirësim të dukshëm.

Përfitimet e mrekullueshme në shëndet të kurkuminit:

Lufton dhembjen dhe inflamacionin

Përforcon detoksifikimin dhe shëndetin e mëlçisë

Përforcon fleksibilitetin e kyçeve

Mbështet funksionimin e mirë të sistemit imunitar

Ndihmon funksionin e shëndetshëm të sistemit kardiovaskular

Përmirëson sistemin e tretjes

Ndihmon funksionet njohëse të trurit dhe balancën e humorit

Mbështet kockat dhe shëndetin e muskujve

Rrit aftësitë e kujtesës dhe kthjelltësinë mendore

Ndihmon në humbjen natyrale në peshë.