Transmetuar më 16-01-2019, 15:36
Klement Balili, Donald Lu

Një letër nga Shqipëria për ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili pasi u mor me reformën në drejtësi të vendit tonë, ka shkuar në Kirgistan, ku publicisti Ylli Dylgjeri i uron suksese në reformën e drejtësisë edhe atje.

Në letër, z.Dylgjeri i cili njohet për shkrime të vazhdueshme me doza ironie, i tregon Lu-së se si u dorëzua Balili në Shqipëri.

“Letra e plotë”

Letër ish ambasadorit Lu

Ambasadës USA

Kirgistan

I nderuar ambasador,

Më pranoni sot tu shkruaj në pak radhë një lajm të madh. Ju shkruaj Ju, se këtu akoma

nuk ka ardhur Ambasadori i Ri dhe thuhet se

Ju sërisht i mbuloni të dy vëndet tona.

Zoti Balili, "Eskobari i Ballkanit" u vetëdorëzua!

Me këte rast dhe amaneti Yt për së gjalli, shkoj në vend. Dosja u plotësua dhe Balili u vetdorezua.

I lumtë!  U deshën 3 vite luftë e përpjekje Tuaj, Tonat, dhe te "Atyre" qe ti mbushim mendjen që Ai ti hipte Benxi-t e ti dorëzohej kolonel Veliut. Komisar Katani, italiani, doli demode në këtë vend. Ai tashmë i përket filmave të shekullit tjetër. Edhe kjo që s’ishte dëgjuar ndodhi.

Më kujtoj ky dorëzim me kushte, një histori nga koha e Partise tonë te PPSH. Isha për të bërë një emision radiofonik me rininë, në burgun e Batres, në Martanesh. Ishte dimër si tani. Kishte ngrirë gjithçka. Të vetmit që punonin ishin te burgosurit në minierën e kromit. Bashkë me to, punonte edhe një i dënuar ordiner. Ai mblidhte dru në pyll. Ecte 1 orë nëpër borë jashtë burgut. Kur e bënte barrën e druve, kthehej përsëri vetë në burg. Largqoftë, nuk ikte, te arratisej. E kishte bindur Partia dhe "shokët" për vendin që i takonte ne burg…

Ja si përsëriten gjerat..

Po te ishe ti këtu, do të dorëzohej edhe ty:

-ta hipje në makine e te zbriste në Komisariat rehat! Por…se pate këtë fat!

Një arritje tjetër e madhe është se me ne fund, edhe lufta kundër krimit te organizuar

po na del me fitim. Nuk vinë më të shumëkërkuarit përpara kohe në qeli,  qe të harxhojmë gardianë, përgjime e celular. Vinë atëherë kur, ku duhet, e si duhet.

Nejse, Ti tregova këto si ekspert që Je, per ti përdorur atje ne Kirgistan. Edhe aty luhet shahu.

Duke e mbyllur letrën, Ju uroj suksese edhe në implementimin e reformës së drejtësisë në Kirgistan.

Respekte,

Star Dylgjeri