Transmetuar më 16-01-2019, 15:33

Një ngjarje e rëndë e cila mund të kishte përfunduar edhe me pasoja fatale është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Minesota.

Sipas një video e cila ka qarkulluar këto ditë në internet shihet një vajzë e vogël e cila ka fluturuar nga makina në rrugë teksa automjeti ka qenë në lëvizje.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e rrugëve, ndërsa automjeti drejtohet nga babai i vogëlushes, i cili as që e ka vënë re mungesën e të bijës në makinë.

Vajza e vogël, ishte e lidhur në vendin e udhëtimit, në momentin që ka fluturuar disa metra larg nga makina.

Edhe pse babai se ka kuptuar fare, fatmirësisht kanë qenë njerëzit e pranishëm në këtë rrugë ata që kanë ndihmuar vogëlushen.

Dinamika e aksidentit nuk është e qartë, por ka të ngjarë që sexholino të mos ishte e fiksuar në mënyrë të përkryer dhe dera të mos ketë qenë e mbyllur siç duhet. Fëmija tashmë është mirë dhe ndodhet pranë prindërve të saj./b.l/noa.al/