Transmetuar më 16-01-2019, 16:53

Tashmë keni lexuar mjaft për efektet anësore të sheqerit, në shëndetin e përgjithshëm të organizimit, funksionimin e organeve, sasinë e tepërt të sheqerit në gjak apo shtimit të peshës.

Sheqeri nuk siguron ndonjë vlerë ushqyese dhe ushqimet me sheqer dhe pije shpesh janë ushqimet me më shumë kalori si: frutat, perimet dhe drithërat. Rekomandohet kufizimi i sheqerit deri në 100 kalori në ditë për gratë dhe 150 kalori në ditë për burrat.

Një rast i veçantë kur nuk duhet ta përdorni sheqerin është para se të shkoni në shtrat për të fjetur.

Energjia e prodhuar nga sheqernat mund të riaktivizojë organizmin. Nëse nuk mund të bëni dot pa ëmbëlsira, të paktën konsumoni një orë para se të flini.

Kjo vlen edhe për ushqime të tjera, mirëpo natyrisht sheqeri ka peshën e madhe në përkeqësimin e shëndetit, kurse konsumimi i tij para gjumit e vështirëson edhe më shumë, sepse trupi kalon orë të tëra pa tretur ushqimin mirëfilltë.

Rreziku i diabetit

Konsumi i lartë i sheqerit mund të çojë në një rrezik më të madh për zhvillimin e diabetit tip 2. Një studim nga Shoqata Mjekësore Amerikane, tregoi se konsumimi më i madh i pijeve me sheqer, rrit rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë e moshës 24-44 vjeç, transmeton Telegrafi.

Marrja konstante e sasive të mëdha të sheqerit në gjak nga një dietë e lartë e sheqerit mund të çojë në rritjen e kërkesës për prodhimin e insulinës dhe rezistencën e insulinës në qelizat e trupit.

Me kalimin e kohës, kjo mund të shkaktojë lodhjen në prodhimin e insulinës dhe trupi nuk do të jetë më në gjendje për të prodhuar insulinën e mjaftueshme, të nevojshme për të ulur poshtë nivelet e sheqerit në gjak.