Transmetuar më 16-01-2019, 17:21

Opozita ka kërkuar që dekrtetet për ministrat e rinj të kalojnë me debat. Të pranishëm në sallë, kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës kërkuan që kjo procedurë të shoqërohet edhe me debate.

Ata i thanë kryeparlamentarit Ruçi se një gjë e tillë është e parashikuar edhe në rregulloren e Kuvendit.

Por, socialistët, përmes Taulant Ballës, thanë se neni për shkarkimin dhe emërimin e ministrave nuk e parashikon një gjë të tillë.

Balla tha se asnjëherë nuk është bërë debat për emrëim dhe shkarkim ministrash.

Edhe z. Ruçi tha se në asnjë nen nuk thuhet se procedura të tilla kalohen me debat. Pas kësaj kryetari i Kuvendit nisi procedurën e opozitës, ndërsa opozita bllokoi foltoren.

Mazhoranca votoi e vetme për ministrat e rinj të qeverisë. /k.k/noa.al/