Transmetuar më 16-01-2019, 17:28

Pasi grupet parlamentare të PD dhe LSI kërkuan që seanca e sotme e jashtezakonshme të shoqërohej me diskutime, kërkesë që nuk u miratua, deputetët e opozitës kanë nisur të largohen nga salla.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren, ndërsa ka nisur të flasë pa mikrofonin hapur.

Kryetari I Kuvendit Gramoz Rui pasi votoi prezencn, Kuvendi nisi votimin e dekreteve te presidentit Meta.

Seanca e jashtëzakonshme u thirr nga Kryeministri Rama dhe u miratua në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve. Seanca nisi me debate. Opozita kërkoi nga kreu i Kuvendit të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e ministrave tw rinj.

“Nuk kemi bërë kërkesë për mënyrën e votimit, por kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve për ndryshimin e qeverisë bëhet me debat. Kemi paraqitur listën e folësave për çdo grup parlamentar. Mbi bazën e kësaj kërekse kërkojmë të zhvillohet debat sepse na mbështet rregullorja dhe Kushtetuta. Njofto që do të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e  Ministrave Të pranishëm në seancë janë edhe deputetët e opozitës”, u shpreh Spaho.

Ndërsa Taulant Balla tha se: “Në procedurë 27 vite parlamentare kur dikush ngre një shqetësim për procedurë, procedura ka një diskutim pro dhe një diskutim kundër”.