Transmetuar më 16-01-2019, 17:37

Duket se opozita e bashkuar ka një plan konkret sa i përket axhendës së saj politike.

Edhe pse nuk folën në terma konkretë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi thanë se do të rakordohen për një plan kundër qeverisë.

Deklaratat e tyre u bën pas refuzimit të mazhorancës për të kaluar me debat votimin e ministrave të rinj.

Kryetari i Partisë Demokratike tha se ky veprim ishte kapja e fundit e Edi Ramës që po i bën Parlamentit.

“Ky është akti i  kapjes përfundimtare personalisht nga Rama të pushtetit ekzekutiv dhe sot edhe asgjësimin e Kuvendit, opozita kërkon debat parlamentar për të parashtruar qëndrimin e saj dhe të vërtetat pas këtyre emërimeve të kukullave dhe oligarkëve të Edi Ramës.

Ne do të bëjmë mobilizim total i të gjitha resurseve opozitare për të rrëzuar me çdo kusht shkaktarin e kësaj gjendjeje”, tha Basha.

Ndërkohë, në një linjë me z. Basha, edhe kryetarja e LSI-së tha se nga nesër do të ketë lajmë të rëndësishme, duke mos detajuar se për çfarë bëhet fjalë. /k.k/noa.al/