Transmetuar më 16-01-2019, 18:04

Karen Land është një nënë angleze e 5 fëmijëve që zbuloi se kishte kancer dhe tani është në fazën përfundimtare të sëmundjes.

Verën e kaluar zbuloi se kishte masa të ndryshme në trurin e saj, metastaza të lindura nga një kancer gjiri i diagnostikuar disa vite më parë. Për të, siç i kanë thënë mjekët, nuk ka shumë shpresë, por dikush e ka fyer.

Pas zbulimit të sëmundjes, është nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve dhe në këtë drejtim ka edhe nga ata që i shkruajnë asaj: “Mos lypni para. Pse doni akoma para nga njerëzit? Çfarë do të ndodhë me ato para pasi juve nuk mund të shpëtoni”.

Një mesazh, siç raporton “The Sun”, është dorëzuar në kutinë e saj të postës dhe e ka lënë pa fjalë.

Karen pranoi e mërzitur: “Nuk e kuptoj se si dikush mund të jetë aq i mërzitur nga jeta ime sa të bëjë një përpjekje të ngjashme.

Unë nuk jam e zemëruar, dua ta diskutoj problemin me ta, mendoj se unë jam e prirur të them se këta njerëz janë më shumë për keqardhje se çdo gjë tjetër.