Transmetuar më 16-01-2019, 18:26

Një sasi prej 30 kilogram drogë është sekuestruar në një operacion policor, në Llakatund të Vlorës.

Në këtë aksion ra në pranga edhe një person, i dyshuar si posedues i kanabisit.

Me ndërhyrjen në kohë, agjentët kapën një 26-vjeçar, si autor i dyshuar, posedues i lëndës narkotike, sqaron policia.

Ndërkohë, në banesë u bllokuan edhe 2 armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë, i ati i tij.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" si dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". /k.k/noa.al/