Transmetuar më 16-01-2019, 18:41

Nuk ka vonuar shumë dhe kryedemokrati Basha mblodhi në një takim partitë aleate në opozitë.

Ky vendim erdhi fill pas mbylljes së seancës së jashtëzakonshme plenare, ku u votuan dekretet për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj.

Në mbledhje pritet të diskutohet për aksionin opozitar, për të cilin është paralajmëruar se do të jetë i ashpër.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi thanë se do të ketë lajme të rëndësishme duke filluar nga nesër, por pa specifikuar se për çfarë bëhëet fjalë.

Opozita ishte e pranishme në këtë seancë ku kërkoi që kjo procedurë të kalonte me debat.

Por mazhoranca e cilësoi kërkesën në kundërshtim me rregulloren dhe vazhdoi me procesin e votimit. /k.k/noa.al/