Transmetuar më 16-01-2019, 18:57

Si një nga aktoret dhe personazhet publik me ndikim, Olta Gixhari është shpesh pjesë e kronikës rozë për gjithçka ka të bëjë me jetën e saj, punën, teatrin, projektet e reja, e plot detaje që kuriozojnë fansat e shumtë. Këtë herë, ajo ishte e ftuar në studion e "Provokacija" të Mustafa Nanos në ABC News.

Mes pyetjeve të shumta për teatrin, për rolet e preferuara, madje edhe ato të dështuara, Olta u përpoq që të tregonte se në karrierën e saj si aktore ka pasur dy role në shfaqje teatrale ku nuk ka shkëlqyer, kjo sipas gjykimit dhe vlerësimit të saj.

Por, nuk ishte kjo arsyeja që e bënë atë të përlotej në studion e Nanos. Tjetërsoj ishte motivi që e bëri Olta Gixharin të shpërthente në lot dhe të tregonte publikisht në media se ajo do të bëjë një shfaqje siç ajo do. Kjo është ëndrra e saj më e madhe.

Të ngjisë në skenën e teatrit një shfaqje që mban firmën e saj e që i plotëson të gjitha parametrat e suksesit dhe mbërritjes profesionale. Kjo ishte ëndrra më e madhe e aktores simpatike, të cilën ajo e rrëfeu si një përjetim të ndjerë mes lotësh!