Transmetuar më 16-01-2019, 19:18

Një nënë, që dy vite më parë humbi djalin e saj, pretendon se ka parë fantazmën e tij.

Ishte një njoftim që erdhi në celularin e saj, ku thuhej se një person ishte shfaqur në shtëpi.

Banesa e Jennifer Hodge monitorohet nga kamera të cilat janë të lidhura me sensorë.

Dhe në momentin që hapi kamerat për të patë se për çfarë bëhej fjalë, pa një mashkull me mjekër që dukej identik si djali i saj Robbie, që vdiq dy vjet më parë nga mbidoza e drogës.

57-vjeçarja shprehet se është e frikësuar pasi pa fantazmën, por gjen ngushëllim duke besuar se është një shenjë që djali i saj është në paqe. /k.k/noa.al/