Opozita e bashkuar ka vendosur që të jetë në ballë të protestave qytetare deri në rrëzimin e Edi Ramës.
Pas takimit me aleatët opozitarë, Basha tha se protestat nuk do të ndalin deri në përmbushjen e misionit.
“Opozita është e vendosur ti japë fund krizës ku është vendi. Prandaj ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës.
Ditën e shtunë do të mbledhim këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestave popullore, po kështu do të veprojnë edhe aleatët. Ne do të bëjmë gjithçka për të larguar 1 orë e më parë Edi Ramën”, u shpreh Basha.
Basha foli edhe për atë që e quajti heqje të së drejtës së fjalës.
“Sot të gjithë e panë se si Rama i hoqi të drejtën për të folur opozitës. Edi Rama ka tani një Parlament privat për të shkatërruar interesat personale, ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët”, u shpreh kreu i PD-së. /k.k/noa.al/