Transmetuar më 16-01-2019, 20:15

Shkencëtarët nga Universiteti i Bristolit kanë zbuluar diçka të veçantë për bebet që nuk flenë aq sa duhet gjatë natës.

Si një prind i ri, gjithçka që dëshironi është që fëmija juaj të jetë i lumtur dhe i shëndetshëm.

Dhe nëse jemi vërtet të sinqertë, ndoshta edhe ju dëshironi që ata të flenë gjatë natës, pasi edhe ju do të bënit një sy gjumë.

Sidoqoftë, nëse një i vogël po të zgjon vazhdimisht me thirrjet e tij gjatë gjithë natës, në të vërtetë mund të jetë një shenjë e mire, sipas shkencëtarëve.

Sipas hulumtimeve të Universitetit të Bristolit, ato qarqe të errëta nën sytë tuaj mund të jenë me vlerë.

Kjo për shkak se foshnjat që nuk flejnë gjatë gjithë natës, janë potencialisht më të zgjuar se ata që e duan gjumin.

Profesori Peter Fleming sugjeroi se mungesa e gjumit gjatë natës te bebet, lidhet drejtpërdrejt me një nivel të lartë intelektuale te të vegjlit.

Ai thotë se nuk ka ndonjë përfitim të madh nëse fëmijët flenë shumë, edhe pse një gjë të tillë prindërit nuk kanë dëshirë ta dëgjojnë një gjë të tillë. /k.k/noa.al/