Transmetuar më 16-01-2019, 20:36

Rezultatet e një studimi nga universiteti Wollongong, në Australi, kanë dalë në përfundimin se seksi pas moshës 50 vjeç ndihmon në forcimin e kujtesës.

Por, po sipas studimit, përfitimet në kujtesë mund të jenë të përkohshme dhe zhduken në momentin e ndërprerjes së aktivitetit seksual.

Studimi u realizua me 6 mijë e 16 njerëz të rritur, mbi moshën 50 vjeç.

2672 ishin burra dhe 3344 ishin gra, të cilët iu nënshtruan një testi kujtese mbi episode të caktuara dhe pyetjeve mbi gjendjen e përgjithshme shëndetësore, aktivitetin seksual dhe gjendjen emocionale.

Dy vjet më vonë, iu kërkua atyre të përsërisnin testin dhe rezultati ishte i dukshëm. /k.k/noa.al/