Transmetuar më 16-01-2019, 20:48

Ronaldo fiton trofeun e parë me Juventusin, Superkupën e Italisë. Ishte ylli portugez që i dha fitoren skuadrës me një gol të bukur të shënuar me kokë kundër Milanit.

Juve nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, pasi ishte më kërkuese gjatë gjithë lojës.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me po të njëjtin ritëm.

Në minutën e 61-të, CR7 shfrytëzoi më së miri një krosim nga e majta dhe zhbllokoi rezultatin.

Edhe pse Milani u përpoq të reagonte, e pati të pamundur.

Ky është trofeu i parë për Juven këtë vit, ashtu sikundër është edhe për Ronaldon. /k.k/noa.al/