Transmetuar më 16-01-2019, 21:14

Një bombol gazi ka shpërthyer në flakë në fshatin Skrofotinë të Vlorës.

Në banesë ishte një i moshuar që e përdorte bombolën për t’u ngrohur.

Ai ka marrë disa dëmtime në duar dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Për fat të mirë 80-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zharrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. /k.k/noa.al/