Transmetuar më 16-01-2019, 21:30

Një grua pësoi infarkt pasi konsumoi sasi të konsiderueshme alkooli dhe kokaine, gjatë gjithë natës.

Ajo është nënë e dy fëmijëve, dhe u gjet e pajetë në mëngjes.

Tara Culley, 28 vjeçe, piu birrë dhe kokainë për 26 orë, ndërkohë që dy vajzat e saj qëndruan tek gjyshja.

Atë natë qëndroi zgjuar deri në 9 të mëngjesit dhe të nesërmen u gjet pa ndjenja në krevat, në një banesë në Britani.

Edhe pse u dërgua me spital me urgjencë, mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Testet treguan se kishte shumë alkool dhe drogë në trup, të cilat i shkaktuan atak kardiak. /k.k/noa.al/