Transmetuar më 16-01-2019, 23:30

Në emisionin ‘Opinion’ po diskutohet për përgjimet e publikuara nga ‘Zëri i Amerikës’, për punësimet e paligjshme në administratë.

Gazetarja Mirela Milori iu drejtua ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj që të pranojë se fenomenet e ndërhyrjeve për punësime në administratë janë të pranishme.

“Mua më vijnë mesazhe të ndryshme në telefon. Kemi paguar deri në 5 mijë euro për një vend pune”, tha Milori

Gazetarja e “ABC News”, shtoi se ajo që vlen për t’u diskutuar në lidhje me faktin, nëse personat që kanë bërë këtë ndërhyrje mund të jenë edhe të aftë për t’a fituar këtë detyrë.