Transmetuar më 17-01-2019, 07:46

Një shqiptar u vu në prangat e policisë italiane gjatë kësaj të marte, i kapur me 830 kilogramë drogë.

Së fundmi është zbuluar identiteti dhe fotografia e shqiptarit, i cili është 35-vjeçari Osmen Lika.

I etiketuat si “Osli” siç njihej ndryshe, për shkak të bashkimit të inicialeve, shqiptari dyshohet se vepronte fuqishëm në fushën e narkotikëve.

Në garazhin e tij kishte 830 kilogramë drogë, nga të cilat 564 kilogramë marijuanë dhe 266 kilogramë hashash, për një vlerë tregu prej 2 milionë euro.

Për këtë arsye, Lika u vu në prangat e policisë italiane, në Livorno.

Operacioni i policisë italiane u zhvillua gjatë kësaj të marte, në sajë të një sinjalizimi anonim në polici lidhur me shqiptarin në “YouPol”.

Shqiptari u kap duke lëvizur me pistoletë në makinë dhe më tej nga kontrolli në garazh u zbulua lënda narkotike, të cilën mund ta shihni në fotografi.

Për shkak të pistoletës, e cila nga verifikimet rezultoi lodër u bë dhe denoncimi ndaj shqiptarit, ndërsa më tej u bë sekuestrimi rekord i lëndës narkotike.

Ndaj tij hetimet janë në vijim, për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të shqiptarit. /a.y/noa.al

830 kg drogë në garazh, pranga shqiptarit në Itali