Transmetuar më 17-01-2019, 08:12

Vrau burrin me thikë, pasi ai kritikoi gjellën që kishte gatuar për darkë. 43-vjeçari Slava Davydkin, u vra në shtëpinë e tij në Rusi, me mbi 30 goditje thike në kraharor nga e shoqja Evgenia 31 vjeçe.

Krimi i rëndë ndodhi fundjavën që lamë pas, pasi e reja ishte lodhur nga kritikat e të shoqit për mënyrën se si ajo gatuante. Gruaja priti që të shoqin ta zinte gjumi dhe pasi u sigurua, rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe u sul drejt tij.

Gjatë një darke në banesë bashkë me disa miq të përbashkët, burri u akuzua se gruaja i kishte bërë gatimet pa kripë, ankesa e radhës pas kritikave mbi ushqimin.

Kështu gruaja humbi durimin duke i marrë jetën të shoqit, teksa në banesë ndodhej edhe djali i tyre 4 vjeç, shkruan noa.al.

31-vjeçarja tha në polici, se ishte fyer nga shoqi para mysafirëve, pasi ai i kishte thënë se mungesa e kripës tregonte se nuk e donte mjaftueshëm.

Pas krimit gruaja u arrestua nga policia, ndërsa mes çiftit kohëve të fundit martesa nuk ecte mirë. /a.y/noa.al