Transmetuar më 17-01-2019, 08:36
Foto ilustruese

Një bankomat është tentuar që të vidhet në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vorës në Tiranë, ku me anë të thyerjes është tentuar të vidhet një bankomat i një banke të nivelit të dytë.

Bankomati është dëmtuar me sende të forta, duke bërë që të tentohet të merren paratë.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje teksa hetimet janë në vijim.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet, për të zbuluar autorët e ngjarjes. /a.y/noa.al