Transmetuar më 17-01-2019, 09:25

Prej disa vitesh, atletet Converse All Star kanë bërë bujë në të gjithë botën. Përveç një dizajni unik, këto atletet kanë edhe një detaj që nuk i ka shpëtuar askujt, edhe pse janë të shumtë ata të cilët pyesin se cili është roli i tyre dhe se pse shërbejnë.

Dy vrimat në këto atlete, kanë dy funksione, i pari me synim praktik dhe i dyti ka të bëjë me stilin.

Këto dy vrima, janë projektuar për ti mundësuar këmbëve që të ajrosen duke shmangur aromat e rënda.

Por jo vetëm, këto dy vrima, janë të kombinuara njëlloj me vendet metalike ku kalojnë lidhëset.

Kjo lejon një kombinim fin dhe elegant, duke u dukur vërtetë bukur. /a.y/noa.al