Transmetuar më 17-01-2019, 09:38

Nën akuzën e evazionit fiskal 13 persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Bazuar në hetimet e drejtorisë së Hetimit Tatimor të Drejtorisë së Tatimit Tiranë për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH, janë lëshuar 25 urdhra ndalimi.

Urdhrat e ndalimit janë lëshuar për 25 persona që rezultojnë administratorë të subjekteve fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 18 miliardë lekësh.

Rezulton se këta persona gjatë tre viteve kanë krijuar biznese fiktive në ndërtim, duke lëshuar më tej fatura tatimore.

Mes të shpallurve në kërkim, janë edhe biznesmenë të njohur në Tiranë. /a.y/noa.al