Transmetuar më 17-01-2019, 11:19

Ministri holandez: Ju duam në BE, por presim rezultate konkrete

Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, thotë se vendi i tij e dëshiron Shqipërinë në Bashkimin Europian, por se priten rezultate.

Deklarata e tij u bë gjatë konferencës së sotme për medita me homologun në largim, Ditmir Bushati.

I pyetur se pse Holanda e cilësuar si vend skeptik voton gjithmonë kundër Shqipërisë në BE, ai tha se, “Ne jemi të angazhuar për perspektivën europiane ama në bazë të progresit të dukshëm dhe konkret. Është i njëjti mesazh që u kam dhënë vendeve aspiruese. Është më se logjike që unë të përdor të njëjtat kritere edhe për shtetet aktuale inspiruese për në BE”.

Blok tha se vendi i tij është shumë i përkushtuar që ta ndihmojë Shqipërinë që të bëjë progres, “Duam që nga secili vend aspirues të arrijë më tej”.

Sipas tij, është e rëndësishme të ruhet fokusi tek konsolidimi i reformave shtesë për tu ruajtur fokusin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Duhen dekurajuar njerëzit për të emigruar në azil. Orvatjet e tyre do të jenë të pafrytshme”, deklaroi ministri holandez. /a.y/noa.al