Transmetuar më 17-01-2019, 11:29

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pritur me protesta nga banorët e Unazës së Re.

Paraditen e sotme teksa ka shkuar për një inspektim në zonë, ai është rrethuar nga një grumbull banorësh, siç mund të shihni në videon që sjell bashkëpunëtori i noa.al.

Gjatë këtyre momenteve ka pasur edhe tensione dhe përplasje fizike, ku banorët kanë goditur shoqëruesit e kryebashkiakut. Madje ata kanë hedhur akuza se Veliaj shkon fshehurazi në zonë.

“O Erion, o iriq merr gomar e shko për fiq”, “E duam bashkinë, pa Erion Velinë”,  "Unaza e bashkuar, ka për të fituar", "Erion Veliaj, këtu vendosim ne",  kanë thirrur në kor banorët, teksa nuk kanë kursyer fyerjet ndaj kryebashkiakut.

Bëhet fjalë për banorët, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe, ku për një pjesë të tyre u bë edhe shembja.

Prej thuajse dy muajsh banorët e “Astirit” në Tiranë dalin çdo ditë në protestë, duke deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave deri në marrjen e dëmshpërblimit. /a.y/noa.al