Transmetuar më 17-01-2019, 12:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama, pranon se ka bërë gabime.

Gjatë konferencës së sotme me homologun holandez, ai u pyet nga gazetarët se cila është gjëja që mund të ketë bërë gabim gjatë këtyre viteve të fundit.

Bushati deklaroi se, “Duhet të kem bërë më shumë sesa një gabim por periudha e reflektimit nuk ka filluar dhe garantoj që do të jetë një reflektim i plotë”, tha Bushati.

Kryeministri Edi Rama tha se do e marrë vetë drejtimin e ministrisë së Jashtme, por emri i tij nuk është dekretuar ende nga Presidenti.

Kjo pasi Ilir Meta nuk dekretoi të propozuarin e Ramës, Gent Cakaj si ministër të Jashtëm, duke bërë që kreu i qeverisë të mendojë veten e tij për të drejtuar këtë dikaster. /a.y/noa.al