Transmetuar më 17-01-2019, 13:13

Të hash është shumë mirë, por edhe të bësh dashuri nuk është aspak keq. Por si mund të kombinoni ushqimin e mirë, në mënyrë që të jeni më pasionant në shtrat?

Natyrisht ka disa ushqime që ju ndihmojnë në këtë drejtim.

Çokollata është e pasur me antioksidantë që favorizojnë qarkullimin, përmban endorfinë, serotoninë dhe kafeinë, të cilat japin më shumë energji dhe stimulojnë dëshirën seksuale.

Edhe mjalti është mjaft i mirë, në sajë të vitaminës B, kripërave minerale dhe sheqerit, stimulon prodhimin e lëngut të mashkullit si dhe rrit dëshirën tek femrat.

Luleshtrydhja cilësohet si një ushqim afrodiziak që rrit pasionin, por edhe banania në sajë të potasit, magnezit dhe vitaminës B.

Speci djegës “tërbon”, pasi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe në saj të kapsicinës rrit fluksin e gjakut në zonën intime.

Por ka diçka që duhet të dini lidhur me ushqimet që nuk ndihmojnë në shtrat. Djathi nuk është i këshillueshëm, pasi nuk ndihmon në këtë drejtim, madje ka efekt të kundërt, shkruan noa.al. As bishtajat, mishi i kuq dhe të skuqurat, nuk rekomandohen. /a.y/noa.al