Transmetuar më 17-01-2019, 13:30

Unaza të rreme për fejesë për ditën e Shën Valentinit! Është kjo ideja origjinale që i ka ardhur ndërmend ‘Poundland’, një rrjeti dyqanesh anglez, i cili është i pranishëm në pjesën më të madhe të Europës.

Gjithçka për të inkurajuar çiftet, që pas unazës së rremë, të blejnë të vërtetën, në rast se propozimi pranohet.

Një klient i ‘Poundland’, e zbuloi idenë në një prej dyqaneve duke e publikuar fotografinë e unazës së rremë në një grup në Facebook, të quajtur ‘Extreme Couponing and Bargains UK’.

Në fotografi shihet unaza e argjendtë me një gur të kuq, ku shkruhet “premtojmë se do vinë vetë të zgjedhin origjinalen”.

Pas publikimit të fotografisë, ishin të shumta komentet pozitive. /a.y/noa.al