Transmetuar më 17-01-2019, 14:24

Fytyra me yndyrë krijon një siklet të vërtetë tek gjithë ata persona që kanë një problem të tillë.

Por në ndihmë vjen një maskë natyrale, e cila në thelb të saj ka lëkurën e mandarinës.

Mandarina ka veti shtrënguese dhe është shumë e dobishme për gjithë ata që duan të krijojnë një maskë që të luftojë fytyrën me yndyrë.

Gjithë çfarë duhet të bëni është që të grini imët në mikser lëkurat e dy kokrrave mandarinë dhe të shtoni edhe gjysmë të bardhë veze.

Përziejini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene, në trajtë pureje, shkruan noa.al.

Masën e përftuar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 10-15 minuta para se ta shpëlani. Do të shihni se lëkura juaj do të fitojë një freski të lakmueshme.

Një veprim të tillë këshillohet që ta përsërisni një herë në javë. /a.y/noa.al