Transmetuar më 17-01-2019, 14:36

Janë betuar ditën e sotme para Presidentit Ilir Meta, ministriat e rinj të kabinetit qeverisës.

I pari që ka bërë betimin ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili zë vendin e Senida Mesit si zëvendëskryeministër.

Më tej janë betuar Besa Shahini ministre e Arsimit në vend të Lindita Nikollës, Anila Denaj ministre e Financave, në vend të Arben Ahmetaj, Belinda Balluku ministre e Energjisë, në vend të Damian Gjiknurit, Bledi Çuçi ministër i Bujqësisë, në vend të Niko Peleshit, Elva Margariti ministrie e Kulturës, në vend të Mirela Kumbaros, Eduard Shalsi ministër për mbrojtjen e Sipërmarrjes, në vend të Sonila Qatos dhe Elisa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me Parlamentin.

Sakaq Presidenti refuzoi dekretimin e Gent Cakaj si ministër të Jashtëm, duke thënë se i propozuari nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.

Po ashtu deklaroi se gjatë detyrës si zv.ministër i Jashtëm ka treguar mungesë të theksuar përgjegjshmërie.

Kjo solli një përplasje deklaratash mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama, çka bëri që ky i fundit të deklarojë se do e marrë vetë drejtimin e ministrisë së Jashtme. Por emrin e Ramës si ministër, kreu i shtetit nuk e ka dekretuar ende, duke e lënë pezull. /a.y/noa.al