Transmetuar më 17-01-2019, 16:17

Bojkoti i studentëve vazhdon thuajse në të gjithë universitetet e vendit, ndërsa një grup studentësh i janë drejtuar Parlamentit dhe në senjë revolte kanë djegur para kamerave “Ligjin e Arsimit të Lartë”.

Menjëherë ka shkuar para Parlamentit një zjarrfikëse për të shuar flakët. Në Fakultetin e Ekonomisë të gjitha klasat janë bosh. Kemi të bëjmë me nje Bojkot 100% të procesit mësimor nga studentet dhe pedagogët.

Bojkoti total ka ardhur pas votimit që u bë në fakultet edhe u votua nga shumica e cilësuar e studenteve për ‘bojkot’.

‘Ky sqarim bëhet për shkak se Dekani i FEUT ka lajmëruar në media dhe online se ka rifilluar normalisht procesi mësimor dhe ne si student e përgënjeshtrojmë’, thonë studentët protestues.