Transmetuar më 17-01-2019, 16:47

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka uruar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, pas betimit të tyre në presidencë.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shprehet se ministrat e rinj marrin detyrën në një moment të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

“Urime anëtarëve të rinj të kabinetit që u betuan sot para Presidentit Meta.

Ata marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë ?? në rrugën drejt BE-së ??.

Mirëpres të punoj me të gjithë! #EUforAlbania????”- shkruan ambasadri i BE në Tiranë./b.l/noa.al/