Transmetuar më 17-01-2019, 17:04

Policia italiane në qytetin e San Pietro in Cariano ka vënë në pranga dy shqiptarë, pasi janë kapur me kokainë dhe një shumë konsiderueshme parash.

Në pranga kanë përfunduar Ervis Jonuzi, 32-vjeç nga Tirana dhe Elton Cerriku, 36-vjeç nga Elbasani.

Të dy shqiptarët kishin marrë me qira një apartament në fshat pavarësisht se asnjëri nga të dy nuk e dinte një fjalë në italisht. Sjellja e tyre ka ngjallur dyshime tek policia, e cila vendosi që të ushtronte një kontroll në shtëpinë e tyre.

Gjatë kontrollit u gjet një valixhe, e cila brenda saj kishte kokainë të ndarë në dy pako me nga 50 dhe 100 gram. Përveç drogës, shqiptarëve iu gjetën edhe 5430 euro, 600 prej tyre u gjetën në portofolin e markës "Louis Vuitton".

Gjatë seancës gjyqësore, dy shqiptarëte shfrytëzuan të drejtën për të mos u përgjigjur lidhur me akuzat. Ata u dërguan në burg ku edhe do të presin vendimin.