Transmetuar më 17-01-2019, 17:54

Ka disa ushqime të cilat mjekët i kanë kategorizuar si potencialisht të rrezikshëm, dhe mund të sjellin sulme në zemër.

Konsumimi i një diete të pashëndetshme mund të çojë në sasi të larta të kolesterolit, i cili krijohet dhe thyhet në mëlçi.

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të larta të yndyrës së ngopur ndryshojnë mënyrën se si mëlçia e përballon kolesterolin.

Ekspertët tregojnë se janë disa lloje ushqimesh që përmbajnë sasi të larta të yndyrës së ngopur, dhe të cilat duhet t’i shmangni për t’i ikur sulmit në zemër.

Këto ushqime janë:

Çokollata e bardhë dhe me qumësht, pudingët, torfe-ja, tortat dhe biskotat

Pastat dhe byrekët

Mishrat me yndyrë, si virshllet, hamburgerët dhe qebapët

Gjalpi, margarina

Vaji i palmës dhe kokosit, si dhe kremi i kokosit. /k.k/noa.al/