Transmetuar më 17-01-2019, 18:56

Pas studenteve të disa universiteteve, ngujimit i janë bashkuar edhe studentëve e Universitetit Fan Noli në Korçë.

Këshilli Studentor i këtij Universiteti, bën me dije se kanë vendosur të ngujohen në ambientet e Fakultetit Ekonomik.

"Ndonëse temperaturat janë nën zero gradë dhe nuk ka asnjë ngrohje, ne do të ngujohemi deri në plotësimin e kërkesave tona", thekson Këshillit Studentor.

Studentët e këtij universiteti kërkojnë rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë si dhe plotësimin e kërkesave nga rektorati.

‘Ditën e sotme, datë 17.1.2019 pas mbledhjes së senatorëve të Fakultetit Ekonomik në unanimitet u mor vendimi për të filluar ngujimin. Studentët e Fakultetit Ekonomik ju bëjnë thirrje të gjithë studentëve të fakulteteve të tjera për tu bashkuar dhe për të luftuar deri në realizimin e plotë të kerkesave dhe të drejtave tona. Kauza jonë është shumë e qartë:

1- Rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë

2- Plotësimi i 17 kërkesave drejtuar Rektorit, të cilat nuk janë përmbushur edhe pse ka kaluar afati i realizimit të tyre.

Ditën e nesërme le të bashkohemi të gjithë në ngujim për të kërkuar të drejtat tona! Ne nuk gënjehemi me pak! Ne meritojmë më të mirën! Studentët e bashkuar kanë për të fituar!’, thuhet në vendimin e tyre./b.l/noa.al/