Transmetuar më 17-01-2019, 19:40

Një skelet njeriu është gjetur i murosur nga policia italiane.

Ngjarja është konstatuar në provincën e Senagos, në Milano.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se mund të bëhet fjalë për një vdekje të ndodhur rreth pesë vite më parë.

Autoritetet po marrin listën e personave të denoncuar të humbur në harkun kohor të pesë viteve, për të shkuar në identifikimin e personit.

Paraprakisht ka dyshime se mund të bëhet fjalë për një shqiptar që ka humbur kontaktet me familjen pikërisht pesë vite më parë.

Policia ka gjetur edhe disa mbetje nga veshjet e personit dhe po hetohet nëse bëhet fjalë për shqiptarin për të cilin janë ngritur dyshimet. /k.k/noa.al/